KUKESI
E para gjë që mendon kur je në qendër të Kukësit është viti 1999, ngjaret e stuhishme të asaj pranvere, kur kosovarët u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre. <br />Eshtë një ndjesi e fortë, ndërkohë që Kulla e Qëndrës e vendosur aty në emër të lirisë, mikëpritjes e bujarisë së kukësianëve, qëndron përballë teje e ftohtë. <br />Dikur për të arritur në Kukës të duhej të ecje 8 orë me makinë nëpër një nga rrugët më të vështira të Shqipërisë. Sot Kukësin e largët e arrin për thuajse 1 orë e gjysëm dhe ndjesia e dikurshme është zhdukur. <br />Rrugës për të hyrë në qytet të ngopet syri me peisazhe plot ngjyra dhe dritë. Dhe ndjen që të duhet të përshtatesh menjëherë me aromën e natyrës së ashpër të qytetit verilindor.