Çorovoda një premtim i mbajtur,Çorovoda që po ndryshone çdo ditë,Produksion nga Albert LAMÇE & Ardian NAÇO

Ardian Naço 2013-10-05

Views 2

Çorovoda, bukuroshja e natyrës Në prehër të maleve të rrethit të Skraparit ndodhet qyteti i Çorovodës, ose e thënë ndryshe, siç e kanë cilësuar disa turistë të huaj: “BUKUROSHJA E NATYRËS”. Ajo është një nga vendet më piktoreske shqiptare, e pasur me ujëvara, burime me ujë të pijshëm në të dy anët e qytetit dhe sidomos gjallesa natyrore, është e bukur dhe magjepse në çdo stinë të vitit. Ditë gushti, vapë përvëluese, të gjithë marrin arratinë drejt plazheve detare. Por kjo nuk e frenoi aspak fluksin e turistëve vendas e të huaj drejt Skraparit, drejt turizmit malor. Ata ndjejnë kënaqësi jo vetëm, nga panorama që shfaqen me kreshtat e maleve përreth, por edhe nga ai gjarpërim i rrugës me lumin pranë që rrëshqet vajshëm mes shkrepash e rrapesh shekullore. Çorovoda ngjan si një ishull i bukur midis dy lumenjsh lozonjar, që zbresin nga lartësitë dhe bashkohen nën këmbët e qytetit dhe si dy miq të vjetër marrin rrugën e gjatë drejt detit. Anës Osumit hedhin shtat lokalet e bukur me hotele bashkëkohore. Në horizonte duken kullat e bardha të mbështetura sup më sup aq ngrohtësisht, ashtu si dhe njerëzit. Çorovoda është e zhytur në një det gjelbërimi, me lulishte të rregulluara bukur e me një pastërti shembullore që tashmë ajo ka fituar “PASAPORTËN QYTETI MË I PASTËR” falë nismës së Bashkisë së Çorovodës dhe kryetarit të saj Nesim Spahiu. Syri të shkon te busti i heroit të popullit “Riza Cerova”, vendosur në qendër të qytetit dhe të bën që t’i heqësh duart nga xhepat e ta nderosh, sepse Riza Cerova me shokë skalitën rrugën e luftës për liri e flamur. Skrapari është i njohur për burrat dhe bëmat në histori, një vend me toka të qëndisura e male me kullota të ëmbla për bagëti. Përveç, të tjerave Skrapari ka potencial njerëzor, ka nxjerrë poetë e shkrimtar, politikanë, ku dhjetëra bij të saj kanë pasur dhe kanë zë në politikën tonë. Por për fatin e mirë të tyre, por jo për rrethin ata jetojnë në Tiranë, e megjithatë, ata e kanë të qartë se uji i ftohtë që rrjedh nga thellësitë e Tomorrit plak e të madhërishëm, mishi i viçit dhe i qengjit, rritur në barin plot trëndelinë, rakia e fortë dhe e mirë, mikpritja dhe bujaria e këtyre njerëzve ka bërë që ky vend të vizitohet ditë për ditë nga njerëz të shumtë, vendas e të huaj. Bukuria e kanioneve mbresëlënëse ka çuditur edhe turistin më të shëtitur. Vështirësitë e rrugës për në Çorovodë i ‘tejkalon’ bukuria e saj, kënaqësia dhe freskia e mrekullueshme. Por mbi të gjitha si gurthemeli është edhe bujaria, buzëqeshja, fjala “mirëseardhjet”, gota e ujit të ftohtë, gota e rakisë, janë elementë më kryesor e me konstant të bujarisë e të mikpritjes skraparase. Sefedin METHOXHA

Share This Video


Download

  
Report form