Vetëm dy ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, ende nuk ka asgjë zyrtare nga axhenda e kësaj vizite. Shumë pikëpyetje ka nëse Rama do të vizitojë apo jo Luginën e Preshevës, megjithatë sipas shefit të qeverisë serbe ende asgjë nuk është vendosur.
Aleksandër Vuçiç ka thënë se ende nuk ka një plan të qartë për vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe se me këtë do merret gjatë fundjavës. I pyetur nëse Rama do të vizitojë Luginën e Preshevës, përgjigjia e Vuçiç ishte: "Unë nuk e di".
Ragmi Mustafa provokon sërish: Do ta presim Ramën si Kryeministër të dytë
“Skandal. Ragmi Mustafa provokon sërish: Do ta presim Ramën si Kryeministër të dytë”. Ky është një nga titujt kryesorë të mediave serbe në prag të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd
Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës sipas “Kurir” ka thënë se banorët e rajonit të Preshevës do të mirëpresin kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në shesh si Kryeministrin e tyre.