Inagurimi i "Qendrës Kulturore Shqiptare" në Greqi

Etmond Guri 2015-02-24

Views 310

Në këtë ditë historike për komunitetin shqiptar në Greqi, kam nderin të ndaj me ju ato emocione të veçanta që unë ndjeva pak ditë më parë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe ndërsa hyra në ambientet e Federatës kur u ndesha me atë klime impresionuese e aq mbresëlënëse, ku në një sallë zhvillohej mbledhje, në sallën tjetër bëheshin prova teatrale, në tjetrën punohej intesivisht për jubileun e Federatës.
Pak më vonë, në të njëjtat ambiente pash të zhvillohej mësimi i gjuhës angleze, njëkohësisht të bënin provat grupi i valleve “Shqiponjat”, e nga ana tjetër punonte grupi i punës për përgatitjen e ekspozitës fotografike që ju shikoni sot këtu.
Është e njëjta qendër ku vogëlushët tanë mësojnë gjuhën e ëmbël shqipe, ku gërshetohen meloditë e çiftelisë me ison labe. Ku bëhen promovime librash, ekspozita pikture. Takime me specialistë të juridiksionit për çështjet e mprehta të emigracionit.
Është e njëjta strehëz ku drejtohen bashkatdhetarë tanë për informacione apo ndihmë për problemet e tyre.
Kjo është pra shtëpia e komunitetit shqiptar, shtëpia e të gjithë shqiptarëve.
Na e premtuan qeveritë për më shumë se dy dekada, por më në fund Ne ia dolëm mbanë ta ndërtojmë vetë folën tonë
Qendrën Kulturore Shqiptare!
Nga shqiptarët për shqiptarët!
Jeni të gjithë të mirëpritur!
www.fshshg.com

Share This Video


Download

  
Report form