Byroja e Hetimit, Braho: Maxhoranca nuk terhiqet - Albanian Screen TV

Albanian Screen TV 2015-04-21

Views 8

Tiranë - 
Mazhoranca nuk heq dorë nga ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kreu i komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho tha se Byroja do të ngrihet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.  Sipas Brahos, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall të papajtueshme me Kushtetutën Byronë Kombëtare të Hetimit, është më i keqi i që kjo gjykatë ka dhënë. 

"Dua te them qe eshte vendimi me i keq qe ka dhene Gjykata Kushtetuese. Per çudine me te madhe ndonese kjo iniciative pati mbeshtetje te forte dhe nga nderkombetare, madje, ka qene e riperseritur kjo mbeshtetje dhe ne bisedat qe ka zhvilluar ministri jone i Jashtem, Bushati, me sekretarin e shtetit, zotin Kerry. Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. Pa dyshim nuk diskutohet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Kaq po ju them sot, qe Byroja Kombetare Kushtetuese do te ngrihet", tha Braho.

Duke lënë hije dyshimi mbi arsyet e këtij vendimi të gjykatës, Braho tha se do të pritet zbardhja e vendimit për ndërhyrjet e mëtejshme.  "Nuk e ndal maxhorancen ti shkoje deri ne fund kesaj çeshtje per ta ngritur, per ta ringritur, per ta gjetur menyren per ti shkuar deri ne fund problemit te funksionimit me ligj te Byrose Kombetare te Hetimit. Ështe vendimi me i keq qe ka dhene Gjykata Kushtetuese, nuk dua te bej aludime per keto vendime te saj po eshte kundervenie e hapur ne kete proceste nevojshem qe kerkohet per te luftuar krimin e organizuar. Nuk e di ku fle lepuri, po gjykoj qe ka qene thjesht nje vendim teknokrat", tha Braho.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme,  Saimir Tahiri,  tha se Byroja e Hetimit do të ngrihet, dhe se mazhoranca  do të reflektuojë në kohë të shpejtë, ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit sipas sugjerimeve të Gjykatës Kushtetuese.  Në një reagim për median, nënkryetari i demorkatëve, Edi Paloka, i ka quajtur deklaratat e Brahos dhe  Tahirit, si sulme të pastra ndaj gjykatave dhe shtetit të së drejtës.

Share This Video


Download

  
Report form