Tiranë -
Një automjet i një kompanie sigurimi është grabitur gjatë orëve të paradites në autostradën Tiranë- Durrës. Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore, ku mjeti ishte duke transportuar paratë e një kompanie celulare. Gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje është sulmuar me armë nga një tjetër automjet i cili i ka prerë rrugën, duke e detyruar që të ndalet. Më pas grabitësit i kanë vënë flakën mjetit me të cilin udhëtonin 500 metra larg vendngjarjes. Ndërkohë dy prej punonjësve të kompanisë së sigurimit kanë mbetur të ngecur brenda mjetit të dëmtuar. Ata munden te dalin pas dy oresh perpjekje dhe jane derguar ne spital per mjekim. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.