Diogardi: Skenarët kundër shqiptarëve "të koordinuar"

alsatmtv 2015-08-20

Views 4

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Diogardi, ka thënë se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës janë skenarë të koordinuar.
"Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi ka hapur skenar top sekret dhe të përpunuar mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtar. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument e gjithë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane", ka thënë për mediat në Maqedoni Diogardi.
Sipas tij, çështja shqiptare në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës "po përballet me tortura brutale që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultra-nacionalistë".
Diogardi ka thënë se është e nevojshme një fushatë e bashkërenditjes së aktiviteteve kombëtare shqiptare në SHBA dhe Evropë, ashtu siç është bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Një ditë më parë, shteti serb ka arrestuar tetë shqiptarë në Luginën e Preshevës, pesë nga të cilët nën dyshimet për, siç është thënë, "krime lufte kundër civilëve". Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form