Analistët: Gruevski ka vënë në rrezik procesin integrues të vendit

alsatmtv 2015-08-20

Views 2

"Bashkimi Evropian vazhdon të rritet, Kroacia do të na bashkëngjitet shumë shpejtë, Serbisë iu dha statusi kandidat dhe negociatat me Malin e Zi do të fillojnë muajin e ardhshëm. Shtetet tjera të zgjerimit gjithashtu janë duke lëvizur drejt Bashkimit Evropian", deklaroi ditë më parë Shtefan Fyle, komisionari për zgjerim i BE-së.
Analistët për çështje evropiane vlerësojnë se mos përmendja e Maqedonisë në këtë fjalim të komisionarit për zgjerim të BE-së Shtefan Fyle të dhënë një ditë më parë me rastin e 9 majit, është si rezultat i ngecjes së vendit në përmbushjen e reformave të duhura për anëtarësim. Madje për Lidija Dimova nga Qendra maqedonase për edukim evropian, Fyle nuk përmendi Maqedoninë pasi Bashkimi Evropian turpërohet nga rezultatet që ka arritur vendi deri më tani.
"Kjo është reklamë, në fakt promovim i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ju kur promovoni diçka e bëni aty ku keni rezultate dhe jo aty ku nuk keni rezultate. Për fat të keq Maqedonia bën pjesë në vendet që nuk ka rezultate, prandaj Bashkimi Evropian i përmend Islandën, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi ndërsa ne na vendos në grupin e të tjerëve. Kjo do të thotë se nuk kemi rezultate, në një farë mënyrë edhe Bashkimi Evropian turpërohet nga rezultatet që ka arritur Maqedonia", deklaroi Lidija Dimova, Qendra maqedonase për edukim evropian.
Edhe për analistin Bekim Kadriu, janë dy arsye që Fyle nuk përmendi Maqedoninë. E para, ndonëse Maqedonia statusin e vendit kandidat e fitoi që në vitin 2005 ajo akoma nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme, ndërsa e dyta për shkak të mos zgjidhjes së problemi të emrit.
"Fakti kryesor është mos-përmbushja e kritereve të caktuara, për këtë arsye tani edhe filloi dialogu i nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së. Dhe shkaku i dytë që ndoshta është më i rëndësishëm dhe ndoshta komisari për zgjerim e ka pasur parasysh mos-zgjidhja e problemit me Greqinë. Nëse kemi situatën faktike në terren parasysh momentalisht nuk ka ndonjë aktivitet në këtë drejtim edhe pse ekziston një vendim i GJND-së për këtë rast është impotent dhe me siguri komisari për zgjerim e ka pasur parasysh se çështja e emrit do të zgjatet", u shpreh Bekim Kadriu, analist.
Analistët gjithashtu vlerësojnë se megjithëse në vizitën e të hënës komisionari për zgjerim Shtefan Fyle lavdëroi vendin për progresin e arritur në përmbushjen e detyrave të marsit, ai ka qenë mjaft kritik me zyrtarët nga fakti që takimet i kreu me dyer të mbyllura. Madje Fyle ka kërkuar nga qeveria obligimet në të gjitha 5 fushat t'i përmbush deri në tetor e jo deri në 2015-tën siç parashikon plani aksionar i qeverisë. Ndërkaq me raportin e ri të Komisionit Maqedonia do të marr një listë të re të detyrave. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form