Priftërinjtë në një tempull indian i hedhin foshnjat nga çatia me qëllim që t'i bëjnë më të fortë. Foshnjat në moshë prej 3 muaj deri në 2 vjet me lejen e prindërve, priftërinjtë i hedhin nga kulmi i tempullit Maruteshvara pranë qytetit Muthol, ndërsa poshtë në tokë i presin meshkuj me çarçafë. Ky ritual ka hasur në kritika të mëdha, sepse bebet janë të ekspozuara në rrezik të madh, por këtë e mbrojnë besimtarët dhe priftërinjtë të cilët thonë se ky është zakon i vjetër i cili duhet të respektohet.
"Ky është një ritual që zhvillohet që nga lashtësia. Gjëja më e rëndësishme për ne është që të kemi frymën e adhurimit në zemrat tona, sepse adhurimi vjen nga zemra", tha Basavaj, udhëheqës i tempullit.
Besimtarët të cilët e mbështesin këtë ritual, janë edhe ato çifte që nuk mund të kenë fëmijë, si dhe ata që dëshirojnë një shëndet të mirë për fëmijët e tyre. Racionalistët e konsiderojnë këtë ritual të palogjikshëm dhe janë të befasuar pse pushteti vendor nuk vendos një ndalesë të kryerjes së kësaj tradite. Bojana Simonoviq