Masakër në Siri, 88 të vrarë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Të paktën 88 persona duke përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë në provincën e trazuar të Sirisë, Homs njoftuan aktivistët e opozitës duke e quajtur atë një "masakër". Ata thanë se shumë të tjerë u plagosën pasi forcat qeveritare bombarduan dhe sulmuan qytetin. Aktivistët thonë se disa familje janë masakruar nga forcat e sigurisë në qytetit ndërsa të tjerët vdiqën nga bombardimet. Së paku 20 të tjerë u vranë në Siri të premten, sipas aktivistëve, pas dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë pas namazit. Ndërkohë, shefi i OKB-së Ban Ki-Moon tha se opozita kontrollon një pjesë të konsiderueshme të disa qyteteve. Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, Ban tha se situata ka mbetur "jashtëzakonisht serioze" dhe i bëri thirrje shteteve që të mos krah të dyja anët në konflikt. Më herët gjatë këtë muaji, nga një bombardim në Damask shkaktoi 55 të vdekur në një sulm që qeveria fajësoi al-Kaedën. Sulmi erdhi midis frikës në rritje se grupi terrorist është duke përfituar nga konflikti për të fituar terren. Ban Ki Mun tha se përpjekjet e OKB-së për t`i dhënë fund konfliktit kishte parë vetëm një përparim të vogël, duke shtuar se situata e përgjithshme në Siri mbetet jashtëzakonisht serioze. OKB thotë se të paktën 10.000 persona janë vrarë që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit 2011 kundër sundimit Presidenti Bashar al-Assad-së. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form