Siri, kërkohet ndërhyrja e OKB-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Më tepër se 1 000 familje ndodhen në gjendje shtetrrethimi dhe po bombardohen në shumë zona të provincës Homs, në qendër të Sirisë. Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i cili i kërkon 'OKB-së një ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur një masakër të paprecedent'. Observatori i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon të ketë një ndërhyrje të menjëhershme të organizatës për të mundësuar ndaljen e bombardimeve, që vazhdojnë minutë pas minute në lagjet e provincës Homs dhe qëllim evakuimin e mbi një mijë familjeve të bllokuara në rajon, pjesa më e madhe e të cilave janë gra dhe fëmijë. Një sërë videosh amatore tregojnë dhunën e regjimit sirian ndaj civilëve, duke terrorizuar popullatën që të mos kryejë as ritet fetare pranë xhamive
'Ka mungesë vullneti për të kërkuar një tranzicion paqësor, atë që presim ne por edhe atë që pret populli sirian. Në vend të kësaj ka një shtytje drejt avancimit të pozicioneve ushtarake' Robert Mud, shef i misionit të monitorimit të OKB-së në Siri
Situata sa vjen edhe bëhet më kritike. Në 15 muajt e luftimeve, raportohet bilanci prej 14 mijë e 400 viktimave. Situatë dramatike edhe ajo e refugjatëve që lënë vendit. Vetëm në Turqi, numërohen deri tani 31 mijë sirianë. Komuniteti ndërkombëtar mbetet ende i përçarë. Ndërsa SHBA tenton një ndërhyrje, Rusia dhe Kina janë kundër. Jo vetëm kaq, por SHBA e akuzon Rusinë se po furnizon regjimin e Asadit me armatime. Admir Qose

Share This Video


Download

  
Report form