Në vitin e largët 1965 mjekët i thanë se pjesën tjetër të jetës do të kalojë në karrocë invalidore, kurse ai këto ditë kaloi nëpër ujëvarat e Niagarës duke ecur nëpër litarë. Bëhet fjalë për kanadezin 68 vjeç, Xhei Kokrejn, i cili distancën prej 340 metra e kaloi për rreth gjysmë ore. Kjo është paraqitja e parë akrobatike për këtë vit nga gjithsej 80 të planifikuara. "Nuk ishte e thjeshtë," tha Xhei pas përfundimit të "shëtitjes", përndryshe, shtoi ai, secili do të mund ta bëjë të njëjtën. Për dallim nga personat e tjerë që ecin nëpër litarë, Kokrejn nuk përdor kabllo ndihmëse, e as rrjeta të sigurisë. Për kanadezin guximtar ky është rekordi i shtatë me radhë. Në vitin 1981 ai e tejkaloi rekordin botëror të qëndrimit në litar kur në Porto Riko, duke qëndruar në ajër kaloi 21 ditë. Ajo që heroizmat e tij i bënë edhe më të vështira është fakti që para më shumë se dyzet vjet, pasi iu shkëput litari nëpër të cilin ecte, ra në beton nga lartësia prej 27 metra. Katër vjet i kaloi në spital, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij. Petar Bllazhevski