Ambasada e SHBA-së në Maqedoni sot dhuroi pajisje për policinë kufitare. Donacioni është pjesë e programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare. MPB-ja pret me ndihmat teknike moderne të përmirësojë kapacitetet operacionale të policisë dhe të vendosë standarde më të larta profesionale për punë. Donacioni është pjesë e një projekti shumëvjeçar mes dy vendeve ku vlera e përgjithshme është trajnim dhe pajisje e policisë me vlerë rreth 850 mijë dollarë.
"Vetëm një staf mirë i arsimuar, i trajnuar dhe i motivuar, njëkohësisht i pajisur me pajisje teknike moderne mund me sukses të përball sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e Policisë Kufitare në arritjen e qëllimit të përbashkët, e ajo është luftë e suksesshme dhe efektive kundër të gjitha formave të migrimit ilegal dhe krimit ndër-kufitar", tha Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
"Ky donacion do të rrisë kapacitetin e mbikëqyrjes të policisë kufitare dhe monitorimin e emigrantëve të paligjshëm brenda kufirit të gjelbër dhe gjithashtu do të rrisë mundësinë për një inspektim sekondar dhe zbulimin e rrezatimit në vendkalimet kufitare", deklaroi Poll Volers, ambasador i SHBAve në Maqedoni. Alsat-M