Ekspertët: Jo më shumë se dy mandate për krerët e komunave

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Në kohën kur partitë politike kanë nisur aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, ekspertët për vetëqeverisjen lokale shprehin qëndrimet e tyre mbi kohëzgjatjen e mandateve të kryetarëve të komunave. Ata paraqesin argumente përse duhet shqyrtuar ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili u lejon kryetarëve të komunave mandat të pakufizuar qeverisjeje. Për profesorin Agni Aliu, janë dy këndvështrime për sa i përket kësaj çështjeje.
"Në qoftë se nisemi nga ajo se një shoqëri demokratike duhet të funksionojë në mënyrë që kryetari të zgjidhet nga vet populli dhe ata të përcaktojnë se cili do të jetë udhëheqësi i tyre, atëherë duke vlerësuar nga sistemi i vlerave, ky mandat mund të mos jetë i kufizuar, mirëpo këndvështrimi tjetër është se duke funksionuar në një shoqëri e cila nuk funksion në bazë të sistemit të vlerave do të ishte mirë që ky mandat të kufizohet përkatësisht dy mandate do të ishin të mjaftueshme për t'i mbyllur rrugën burokratizimit për faktin se ne jemi një shtet në tranzicion dhe natyrisht i trashëgojmë vetitë jo të mira të sistemit të kaluar", deklaroi Agni Aliu, ekspert i vetëqeverisjes lokale.
Ndërkaq ekspertja Gordana Siljanovska duke cituar thënien e Lordit Ekton se 'çdo pushtet është korruptiv, ndërsa absoluti absolutisht', vlerëson se autorizimet e mëdha dhe përqendrimi i gjithë pushtetit ekzekutiv tek kryetarët e komunave, janë arsyet kryesore sipas saj, përse mandati i tyre duhet të kufizohet.
"Nëse analizohet statusi i kryetarëve të komunave në Maqedoni, si nga aspekti normativ ashtu edhe nga ai praktik, do të konkludojmë lehtë se kemi model presidencial të organizimit të pushtetit në nivel lokal, sepse i gjithë pushteti është i përqendruar tek ai, nuk kemi as këshill, as qeveri lokale, por i gjithë funksioni ekzekutiv është i përqendruar tek kryetari. Kryetarët e komunave sipas ligjit kanë autorizime të gjera dhe të fuqishme, që do të thotë se në praktikë autorizimet e tyre normative do të vinin në shprehje akoma më shumë", tha Gordana Siljanovska, ekspert i vetëqeverisjes lokale.
Madje sipas Siljanovskës, ndonëse në Kodin Zgjedhor, funksionarëve shtetëror ashtu sikurse kryetarëve të komunave u ndalohet të merren me veprimtari të tjera fitimprurëse, kjo në Maqedoni nuk respektohet. Në kushte të mungesës së traditës demokratike, ky fenomen sipas Siljanovskës e çon Maqedoninë në cezarizëm ballkanik apo buona-partizëm. Problem tjetër sipas ekspertëve është fakti që në Maqedoni qytetarët nuk votojnë për personalitetet, por për partinë politike, dhe një gjë e tillë po ndihet edhe në fushatën e sapo nisur.
"Ja edhe në këtë fushatë në Maqedoni, nëse qytetarët u besojnë kaq shumë kryetarëve të komunave, atëherë përse deputetët apo funksionarët e lartë të partisë shkojnë në terren për t'u bërë fushatë kandidatëve tanimë të zgjedhur apo kandidatëve të tjerë. Nëse personaliteti i kryetarit të komunës është aq i fuqishëm dhe e gjithë bashkësia personifikohet me të, atëherë përse duhet ndihmë nga dikush që është në fun...

Share This Video


Download

  
Report form