Kodi Zgjedhor, Arvizu: S'e besoja që do votohej, humba bastin

Report TV 2015-08-21

Views 0

Menjëherë pas miratimit të reformës zgjedhore mbërritën dhe reagimet e ambasadorëve ndërkombëtarë të akredituar në Tiranë. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu me sinqeritet deklaroi se nuk kishte besuar se do të arrihej konsensusi për të votuar kodin zgjedhor por megjithatë kishte humbur bastin. Reagime dhe nga BE, SHBA, KE, të cilët bëjnë thirrje për të vazhduar reformat me heqjen e imunitetit dhe ligjin e Gjykatës së Lartë.
"Të jem i sinqertë nuk e kisha menduar që do ta miratonin. E kuptoj Dulen, Oketën e Mediun, sepse e di që ka pasur diskutim për mekanizmin ndërkombëtar të korigjimit. Të jemi të sinqetë nuk mendoja se do votohej. Humba disa baste", është shprehur Arvizu.

Share This Video


Download

  
Report form