Grubi: 'PDSH-ja në Kërçovë do mbështes kandidatin e VMRO-së'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

BDI, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, nuk do të dalë në koalicion as me VMRO-DPMNE-në, as me LSDM-në e aq më pak me PDSH-në e Thaçit. BDI do të vazhdojë aleancën me popullin shqiptar dhe partneritetin me komunitetin ndërkombëtar-deklaroi sot Artan Grubi. Nga BDI akuzojnë PDSH-në se përmes LSDM-së do të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së për Kërçovën.
"PDSH-ja e ka gjet kapakun e tenxheres kësaj here në LSDM, dhe bashkë me LSDM-në edhe me VMRO-në do të përkrahin edhe në Kërçovë", tha Artan Grubi, BDI.
Nga BDI-ja e Ahmetit sot gjithashtu iu kundërpërgjigjën PDSH-së së Thaçit lidhur me ndryshimet kushtetuese. Një ditë më parë, në gazetën 'Gragjanski' Thaçi u shpreh i gatshëm të mbështesë Ahmetin nëse inicion ndryshime kushtetuese që fituesit në dy blloqet etnike, të e bëjnë qeverinë. Por, nga BDI theksuan se PDSH duhet të respektojë ndryshimin e kushtetutës në 2001, që u garanton shqiptarëve statusin e kombit shtetëformues, si dhe faktin që koalicionin qeveritar e formojnë fituesit e dy komuniteteve shumicë nga kampusi politik shqiptar dhe ai maqedonas.
"Menduh Thaçi dhe PDSH e dinë fort mirë që Kushtetuta u ndërrua në vitin 2001 andaj mos t'i fshehin qëllimet djallëzore për të hyrë në Qeveri nga dera e pasme, por le të përballën me popullin shqiptar dhe ta pranojnë humbjen si burrat, ashtu siç kanë humbur gjithmonë", deklaroi Artan Grubi, BDI.
Nga BDI, duke ironizuar 'koalicionin Petrol Koalicionit Çetniko -- Vojvodian', atë të PDSH-së me LSDM-në, komentuan edhe ftesën e Thaçit për zhbllokimin e integrimit të vendit.
"Sa i përket integrimit të vendit në NATO dhe BE, gjersa Petrol Koalicioni takohet në pompa të benzinës, drejtuesit e BDI-së, vetëm në javët e fundit kanë takuar zv/Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Ministrat e Jashtëm Austriak dhe Sllovak si dhe Drejtorin për Zgjerim të Bashkimit Evropian. Këto, bashkë me reformat intensive janë përpjekjet tona konkrete për ta lëvizur procesin përpara, gjë për të cilën duhet të japin kontribut të gjithë", tha Grubi.
Komentet e BDI-së pasuan intervistën e kreut të PDSH-së Thaçi, dhënë gazetës së përjavshme 'Gragjanski'. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form