Ivanov: Maqedonia nuk gjunjëzohet para pengesave dhe sfidave

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Nuk do të përkulemi para bllokadave dhe kushtëzimeve jo-parimore, por do të vazhdojmë rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë, anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Kjo ka qenë, është dhe do të mbetet qëllim strategjik i vendit - u shpreh presidenti Gjorge Ivanov, i vetëdijshëm për pengesat dhe sfidat në rrugën drejt anëtarësimit formalë të vendit në BE dhe NATO.
"Përcaktim strategjik i shoqërisë sonë multi-etnike, multi-gjuhësore dhe multi-fetare, ka qenë, është dhe do të mbetet anëtarësimi i plotë në NATO, si garanci për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Maqedonisë. Qëllim strategjik i demokracisë sonë bashkëkohore ka qenë, është dhe do të jetë anëtarësimi i Maqedonisë në BE si parakusht për paqe, zhvillim dhe përparim. Ne nuk na përkulën dhe as do na përkulin bllokadat, kushtëzimet jo parimore. Qëllimin do ta arrijmë, nuk është çështja 'nëse' por kur. Por, deri atëherë duhet të mbetemi të përkushtuar në reformat", deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov bëri thirrje për zhveshjen e uniformave partiake dhe për unitet, sepse sipas tij vetëm në këtë formë mund të jetësohen idealet e vendit.
"Me forcat tona t'i realizojmë idealet, por vetëm nëse jemi të bashkuar...Nuk jemi aq të mëdhenj dhe të pasur që të shkojmë dëm me përplasje dhe akuza mes njëri-tjetrit. Na nevojitet pajtueshmëri rreth çështjeve thelbësore të shtetit, çështjeve thelbësore të shoqërisë sonë. Na nevojiten ide konstruktive.. demokracia nënkupton edhe garë të mendimeve të ndryshme, demokracia nënkupton edhe pluralizëm, me bindje që ndjellin ndarje nuk mund të fitojmë besimin e qytetarëve, dhe për këtë shkak na duhet demokraci pa uniforma, por me unitet", u shpreh Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Këto komente Ivanov i bëri gjatë fjalimit të tij në 'Meçkin Kamen' me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Ilindenit, para një numri të madh qytetarësh dhe personalitetesh nga jeta politike, si dhe trupi diplomatik. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form