Të paktën 20 militantë islamik u vranë në sulmet ajrore të ushtrisë egjiptiane në Gadishullin Sinai. Sipas dëshmitarëve, sulmet janë kryer në qytetin Shejk Zovjad, që gjendet në veri të Sinait dhjetëra kilometra nga kufiri egjiptiano-izraelit në zonën e Rripit të Gazës. Sulmet i konfirmoi edhe një përfaqësues i ushtrisë egjiptiane, i cili tha se kjo është hera e parë që Forcat e Armatosura të Egjiptit të qëllojnë mbi caqe të gadishullit Sinai, pas luftës egjipto-izraelite në vitin 1973. Aksioni u krye vetëm disa orë pasi persona të armatosur sulmuan tre pikat e kontrollit të sigurimit egjiptian në qytetin El Arshi në veri të gadishullit.Gjatë këtyre sulmeve u plagosën tre ushtarë egjiptianë, dy policë dhe një civil. Sipas dëshmitarëve, sulmet në El Arshi i kanë kryer persona të armatosur, të cilët në vendet e incidenteve kanë ardhur me xhipa pa targa, pas së cilës kanë ikur në drejtim të panjohur. Ky është sulmi i dytë ndaj forcave të sigurisë egjiptiane në katër ditët e fundit, kur të dielën persona të armatosur sulmuan postbllokun në afërsi të kufirit mes Egjiptit dhe Izraelit dhe u vranë 16 kufitarë egjiptian. Kufijtë e Egjiptit me disa nga fqinjët janë të mbyllur për shkak të kërkimit të sulmuesve të tjerë. Alsat-M