Banorët e Vrapçishtit përballen me kushtet elementare për jetë

alsatmtv 2015-08-21

Views 12

Banorët e komunës së Vrapçishtit, sikurse thuajse në të gjithë komunat e vendit, përballen me mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimit dhe rrugët, edhe pse kreu i kësaj komune Bajram Kadria, shprehet se nga premtimet që kishte bërë në fushatën parazgjedhore, ai ka përmbushur mbi 80 % të tyre. Kreu i kësaj komune deklaroi për Alsat se ka qenë tepër i kujdesshëm gjatë premtimeve, duke e ditur mirë gjendjen e mëparshme të komunës dhe borxhet që ajo trashëgonte.
"Në përgjithësi gati mbi 80 për qind, në disa vendbanime ajo që është premtuar është realizuar. Nuk them se është bërë qind për qind, kemi ngecje në disa vendbanime më të vogla në fshatrat malore por shpresojmë se edhe ato do realizohen. Në përgjithësi janë realizuar gjëra që kanë qenë të premtuara por janë realizuar edhe gjëra që kanë qenë të iniciuara nga banorët, ko-financime të ndryshme me biznesmenë, qytetarë që ndonjëherë na kanë sjellë para aktit të kryer, kanë nisur një punë dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe i kemi dalë ballë edhe asaj pune. Këtu mund të përmenden mbi 6 rrugë të bekatonizuara, apo mbi 7 000 metër katrorë, mund të përmenden oborre të shkollave ku komuna ka marrë përsipër mbi 50 për qind të investimeve, në fshatin Kalishte u bë ambulanca, rekonstruimi i çatisë së shkollës, tani bëhet një pjesë e një përroi që bënte telashe", deklaroi Bajram Kadria / kryetar i Komunës së Vrapcishtit.
Por banorët nuk mendojnë kështu. Ata shprehen kryesisht të pakënaqur nga puna e komunës.
"Kryetari i komunës ka investuar sa e shoh unë këtu vetëm gropa, më tepër gropa se këtu që kemi nuk e di a ka ndokund tjetër. Problemin më të madh e shoh edhe me mbeturinat tek rruga e re që kanë bë, ai është gabim katastrofal që kanë bë".
"Përpara ka pasur do investime kurse tash më shpejt kryetari në Negotinë shumë pak ka punuar, fshati jonë siç e shihni rrugët i ka për kurrkund, këto nuk e di unë a kryetari a dikush tjetër duhet ti bëj. Pastaj pak kemi problemin e ujit për pije ajo punë gjithkund është, por ende kemi shpresë që do e mbuloj këtë punë që nuk e ka bërë".
"Para zgjedhjeve premtonte çdo gjë, asgjë nuk ka realizue në fshatin Negotinë. Jo veç para zgjedhjeve por edhe pas tyre, premtime plot por punë nuk ka pasur aspak, mos bahen investime, të sillet ndonjë ujë tjetër, kaptimi është bë edhe bazeni por nuk ka investime absolut".
"Duhet të punohet po kush të punoj, shikoni therat si janë bë, ma mirë rrimë në kafene, shëtisim, dhjetë minuta punë për secilin dhe do e bënim vet. Premtime ka gjithmonë por ato premtime asnjëherë nuk realizohen".
"Ndodhemi në fshatin Vrapçisht, pikërisht ku është e vendosur edhe komuna e Vrapçishtit, ku sikurse vendbanimet e tjera edhe ky vendbanim ka problem me ujin për pije i cili rezulton i ndotur. Shkaku i ndotjes së ujit për pije dy vite më parë u helmuan afër 100 persona nga çezma e fshatit e cila ndodhet afër shkollës së Vrapcishtit".
"Nga komuna nuk jemi të kënaqur aspak, plot nevoja ka, nuk kemi ujë aspak, në fakt ujë kemi por është i ndotur, e bëjnë nj...

Share This Video


Download

  
Report form