Dy javë nga shkarkimi i kreut të SHISH, Bahri Shaqiri dhe emërimin në vend të tij të Visho Ajazi Likës, kryeministri Berisha pranon se motivi ka lidhje me ngjarjen e 21 janarit.
Jo vetëm kaq, në një konferencë për shtyp të dalë një orë pas mesditës së sotme, nga zyra kryeministria zoti Berisha akuzoi ish presidentin Bamir Topi se ishte mbështetja kryesore e Ramës për të organizuar atë që ai e quajti "akt kriminal" dhe përpjekje për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota. "Organizatorët do hetohen"- tha Berisha i cili nuk iu shmang përgjigjes së pyetjes: Pse s'u konsultua me SHBA-në për emërimin e SHISH.