Dashamirësit britanikë të makinave klasike, këto ditë nuk mund t'u besojnë syve. Lëndina para mureve të kështjellës së njohur mesjetare "Uindsor", jo shumë larg Londrës, është shndërruar në një ekspozite për dhjetëra makina të së kaluarës. Nga të gjitha llojet, gjendet diçka. Nga makinat legjendare të garave, të cilat kanë fituar çmime prestigjioze Gran-pri, e deri tek makinat elegante fisnike. Ekspozita tradicionale "Konkursi i elegancës" ka karakter ndërkombëtar, dhe më shumë se gjysma e pjesëmarrësve vijnë nga shtete të ndryshme. Më shumë kërshëri në mesin e vizitorëve nxiti njëra nga margaritarët e industrisë së automobilave, "Aston Martin Volante", e vitit 1969, me të cilën kanë udhëtuar princi Uiliëm dhe dukesha e Kembrixhit, pas dasmës së tyre. Tërheqës për sytë e vizitorëve ishin dhe 60 makina të Mbretëreshës Elizabeta II; nga një për secilin vit të sundimit të saj. Manifestimi tradicional "Konkursi i elegancës" daton nga shekulli XVII-të, kur aristokracia e atëhershme, duke dalë në paradë karrocash tërheqëse nëpër parqe, shpalosën elementet e prestigjit fisnik. Petar Bllazhevski