Fyle: 'Jo anëtarsim në BE, pa zgjidhur emrin'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Nuk ka anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian pa e zgjidhur çështjen e emrit. Kështu është shprehur komisionari evropian për zgjerim Shtefan Fyle, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Fyle madje ka thënë se është mjaft i rrezikshëm koncepti të besohet se vendi mund të ecë përpara drejt bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërsa çështja e emrit të lihet në fund të këtij procesi. Për diplomatin evropian gjithashtu do të ishte naivitet të pritet që Maqedonia në dhjetor të marrë datën për negociata pa marrë zgjidhur çështjen e emrit.

"Fillimisht, e di se mundësia që të ruhet apo lihet çështja e emrit të fund të procesit është jo reale. Të besohet se do të ecet përpara, dhe kur do të përmbushet gjithçka, atëherë t'i kthehemi çështjes së emrit duke menduar se kështu do të ishte më e lehtë -- është një koncept i rrezikshëm, kjo nuk do të ketë sukses. Gjithçka tjetër varet nga shtetet anëtare të Unionit. Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të ndodh në dhjetor...Por do të ishte naive të besohet se mund të merren vendime pozitive, duke e parkuar çështjen e emrit diku në fund të një parkingu të braktisur në këtë rrugë të gjatë" është shprehur Komisionari për zgjerim Shtefan Fyle.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm Nikolla Poposki nuk pret asnjë ndryshim radikal të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës Zyrtare pas takimit të parë me kolegun e tij grek, Dimitris Avramopulos. Në takimin që pritet të mbahet të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Poposki edhe pse nuk pret kthesë prej 180 shkallësh në sjelljen greke pas këtij takimi, konsideron se kjo do të jetë mundësi e mirë për dinamizmin e procesit të bisedimeve.

"Nuk dua të krijoj pritje nga aspekti se përfundimisht u organizua takimi mes dy ministrave ë jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë dhe tani duhet të ndryshojë diçka radikale brenda natës apo për 180 shkallë. Por mendoj se fakti që kemi mundësi t'i përcjellin ato porosi në komunikim të drejtpërdrejtë duhet të shfrytëzohen edhe nga ana e atyre që sjellin vendime në Athinë por edhe ata që vëzhgojnë dhe ndjekin procesin në 20 vitet e fundit".

Poposki tha se nga kolegu i tij grek do të kërkojë që Greqia të mos frenojë edhe më tej anëtarësimin euro-atlantik, se vendet duhet të kthehen në premisat themelore, respektivisht se Maqedonia nuk paraqet kërcënim as në aspektin territorial apo të sigurisë ndaj fqinjit jugor. Përkundrazi, ai vlerëson se Greqia do të kishte përfitime të mëdha nga anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. Poposki nga ana tjetër i quajti spekulime shkrimet në mediat greke se diplomatë amerikan i ushtrojnë presion Greqisë për të pranuar propozimin amerikan "Maqedonia e Epërme" si zgjidhje kompromisi rreth çështjes së emrit. Ndërkohë përkundër sinjaleve për vendosjen e vijave të kuqe nga ana e Bullgarisë, ministri i Jashtëm Nikolla Poposki u shpreh se nuk pret që Bullgaria të paraqitet si barrierë në procesin integrimeve euro-atlantike të vendit. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form