Mungesa e ujit të pijshëm prej 4 ditësh në Bathore të Tiranës, ka mbledhur banorët e zonës në protesta.
Sipas gazetarit të A1 Report në vendngjarje, Kreshnik Zeqja, banorët kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Tiranën me veriun e vendit, teksa vijojnë me thirrje "Duam ujë".