Vlore, rruga muze ne meshire te fatit

Report TV 2015-08-21

Views 2

VLORE Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, qyteti i Vlorës është larg historisë më shumë se kurrë. Ai është kthyer në një kantier ndërtimi ku betoni e hekurishtet po varrosin njëherë e mirë gjurmët e së kaluarës. Këtij realiteti nuk i ka shpëtuar as kompleksi muze i rrugës "Justin Godart" nëpër të cilën rrugëtoi flamuri i pavarësisë 100 vite më parë. Sot, pas 100 vitesh në këtë rrugë historike, veç kalldrëmit çdo gjë tjetër ka ndryshuar.
Ndërkohë, rruga e dikurshme e tregtarëve, artizanëve e zejtarëve të Vlorës është kthyer në një treg vjeturinash. Për vlonjatet, të cilët kujtojnë qytetin e dikurshëm me nostalgji, kjo harresë mbetet e pafalshme.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form