Analistët: Votëbesimi kaos dhe lojë për pikë politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Propozimi i opozitës maqedonase për votëbesimin e qeverisë nuk do të sjellë asgjë të re, përveçse fitimin e pikëve politikë. Kështu shprehet analisti politik Jove Kekenovski i cili madje thotë se, votëbesimi është një fazë e radhës e lojërave politike. Ai nuk beson se parlamenti do të votojë mosbesimin e qeverisë, prej nga do të pushonte edhe koalicioni VMRO DPMNE dhe BDI. Megjithatë Kekenovski nuk përjashton as skenarët në vijim:
"Ditëve të fundit shohim disa lëvizje në skenën politike, BDI akoma nuk prononcohet, nga ana tjetër LSDM-ja i jep shenjë BDI-së se nëse vijnë ata në pushtet do të mundësojnë që në ligjin për 'branitellat' të përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së..Prandaj janë të mundshme edhe disa alternativa të tjera jashtë kësaj klisheje siç do e quaja. Ndërsa varianti i tretë i mundshëm është që Gruevski të japë dorëheqje me qëllim që të mos i mundësojë LSDM-së që në ato 48 orët që do të kenë në dispozicion, të shprehë vërejtjet; gjithë arsenalin e akuzave ndaj VMRO-së; që me mashtrim dhe detyrim, ta imponojë atë të dorëhiqet... por ky variant i dytë, është më pak i mundshëm pasi nëse jep dorëheqje me siguri si parti më e madhe do të ketë përsëri mundësi që të formojë qeveri", tha Jove Kekenovski, analist.
Nga ana tjetër analisti Albert Musliu tha se pavarësisht se cili do të jetë rezultati i votëbesimit, kjo ka për t'i dhënë fund kësaj mjegullnaje që krijuan parterët e koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI. Madje sipas Musliut, përfundimisht do të sqarohen edhe pozitat e palëve në qeveri, rreth çështjeve që nxitën tensionet si në koalicion ashtu edhe në shoqëri.
"Duhej të ndërpritej kjo situatë e bllokadës jo formale por në teren ne shifshim se kishim reaksione kundërshtuese prej përfaqësuesve të palëve që janë në koalicion qeveritar...Rezultati i parë të cilën ato planifikojnë ta arrijnë dhe që do ta arrijnë është që do të ndërpritet paqartësia. Ose do të votohet ose nuk do të votohet interpelanca, por gjithsesi situata e paqartë do të ndërpritet, nëse votohen interpelanca atëherë do të kemi qeveri të re...a do të jetë qeveri me partnerët e njëjtë, a do të jetë qeveri më partnerë të ndryshëm, gjithsesi do të jetë qeveri e re e cila sigurisht që këto pyetje që sollën në këtë pozitë të pavolitshme do të duhet t'i sqarojnë përpara se ta formojnë qeverinë e re", u shpreh Albert Musliu, analist.
Analistët gjithashtu thonë se rreth rezultateve të mundshme të nismës për votëbesimin e qeverisë janë të vetëdijshëm edhe vet pjesëtarët e LSDM-së, por do të përpiqen që këtë nismë ta shfrytëzojnë si mjet teknik për të fituar pikë politike sidomos tek popullata e papërcaktuar që mendohet se arrin 45 për qind. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form