Tetovë, fillon festivali i filmit 'Scardina'

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Me festivalin e filmit 'Scardina', në Tetovë fillon java e Kulturës. Sivjet, kjo ngjarje do të realizohet në shumë ambiente, pranë shtëpisë së kulturës, galerisë së arteve dhe këndi amerikan. Festivali do të zgjasë 8 ditë, dhe në të do të prezantohen një numër i madh filmash, ekspozitash dhe aktivitete të tjera kulturore.
"Qëllimi ynë është që të dëshmojmë se Tetova ka potencial edhe krijues edhe publik dhe ky është një motiv shtesë që na bën që për të dytën herë edhe sivjet në baza vullnetare organizojmë 'Scardina' festin. Po ashtu dua të potencoj se ky është festivali I vetëm I këtij lloji në pjesën perëndimore të Maqedonisë si dhe i vetmi që zhvillohet pa asnjë përkrahje financiare apo institucionale as nga qendra as nga pushteti lokal dhe kjo mundë të jetë edhe një thirrje publike mbase të bëhet diç më shumë në këtë drejtim", tha Bujar Luma, menaxher i festivalit
Filmi i parë gjerman që do shfaqet në këtë festival, titullohet 'Shqiptari' që flet për jetën e një emigranti shqiptar.
"Këtë vit 'Loja' dhe ambasada Gjermane menduam se është koha që të rrisim festivalin e filmit në Tetovë, prandaj duke falënderuar "loja' dhe qendrën për kulturë në do mundemi të shfaqim pesë filmat këtu në Tetovë. Interesantja e këtij festivali është fillimi I tij I cili do shënohet me filmin 'Der Albaner', dhe ky është filmi që ka marrë më së shumti çmime nga të gjithë filmat që do I prezantojmë", deklaroi Frank Shtesel, atashe për kulturë në ambasadën gjermane.
Festivali hapet sot në mbrëmje, dhe meqenëse ambasadorja e Gjermanisë është duke mësuar gjuhën shqipe, hapja e festivalin do të bëhet në shqip. Festivali i filmit 'Scardina' organizohet nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik 'Loja' dhe ambasada e Gjermanisë.
Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form