Georgievski-Zhernovski: 'U zhveshën maskat e Gruevskit dhe Ahmetit'

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Edhe liderët e partive tjera të bllokut opozitar maqedonas në mes PLD-së, VMRO-Popullores, "Dinjiteti" dhe të Bashkuar për Maqedoninë, kritikuan fjalimin e mbrëmshëm të kryeministrit Nikolla Gruevski. Lideri i VMRO -- Popullores edhe krahas brengosjes nga politikat e pushtetit aktual, shprehu kënaqësinë për dështimin e votëbesimit, pasi që, siç tha ai, me mbetjen në pushtet, partnerët e koalicionit do të duhet që vetë ta zgjidhin nyjën që vetë e kanë ngatërruar. Ndërkaq, liberalët, fjalimin e kryeministrit e vlerësuan si të pa argumentuar dhe paralajmëruan krijimin e një blloku të gjerë opozitar.
"Mund t'iu them se personalisht isha i lumtur dje për shkak se nuk ra Qeveria. Pasi që qulli në të cilin na ka futur kjo qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, në shumë fusha, në fushën multi-etnike, katastrofën ekonomike, plus huamarrjet e reja të pafund, pastaj bllokimi dhe izolimi ndërkombëtar, vërtetë meritojnë që ata që na shpijnë në atë rrugë, vetë të vendosin dhe ta zgjidhin nyjën ", u shpreh Lubço Georgievski, kryetar i VMRO-PP.
"Për shkak të ngjarjeve të djeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për shkak se në ditën e djeshme ranë maskat deri në fund, u panë motivet e vërteta të dashurisë pathyeshme, të lidhjes së pathyeshme ndërmjet Gruevskit dhe Ahmetit, katër partitë politike konsiderojnë se janë një hap më afër për të formuar një formacion të bashkuar të gjerë të opozitës në Republikën e Maqedonisë", deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i PLD. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form