I preu kokën, 80-vjeçari pranon krimin, rezulton babai i fëmijës

Report TV 2015-08-21

Views 1

Zbardhet ngjarja tragjike e katër ditëve më parë ku Ajshe Vata, 11 javëshe shtatzënë u gjet e vrarë 500 metra larg banesës së saj me kokën e prerë. Autori i kësaj masakre është arrestuar nga policia e Durrësit, dhe është 80 - vjeçari Shaban Norja, i cili jo vetëm ka pranuar se është autori i krimit por edhe që ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën. Ky fakt vjen i vërtetuar edhe pas ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës, 80-vjeçari ka dalë babai i foshnjës. Sipas policisë, autori ka pranuar vrasjen dhe pasi është marrë në pyetje ka treguar edhe vendin se ku kishte fshehur kokën e 18-vjeçares, Ajshe Vata. Gjithashtu, është gjetur thika me të cilët autori ka kryer krimin dhe bluza e spërkatur me gjakun e 18-vjeçares që ai ka pasur veshur gjatë momentin të vrasjes

Share This Video


Download

  
Report form