Suedi, kompleks hotelesh në lisa

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

I frymëzuar nga filmi "Druri i dashnorit ", një çift nga Suedia vendosën ta ringjallin historinë e regjisorit të famshëm Jonas Selberg. Në bashkëpunim me arkitektët kryesorë në vendin e tij, bashkëshortët Brita dhe Kent ndërtuan një kompleks hotelësh në degët e pemëve. Hoteli gjendet në pjesën veriore të Suedisë, në rajonin Harads. Secila nga 24 dhomat është e ndryshme dhe e projektuar nga arkitekt i veçantë.
"Në fillim ajo ishte vetëm një ide e thjeshtë, por kur menduam më mirë pamë se rreth nesh ka shumë pemë. Kjo na inkurajoi që më seriozisht të mendojmë dhe ta realizojmë idenë", tha Kent Lindval, pronar i kompleksit.
I tërë kompleksi është ndërtuar nga materiali ekologjik dhe ka izolim termik të shkëlqyer. Në verë temperaturat janë të këndshme, ndërsa për dimër dhomat janë të pajisura me ngrohje në dysheme. Vizitorët e parë, fjetjen në shportat e përshkruajnë si eksperiencë të papërshkueshme.
"Kjo është magji. Me të vërtetë është një përvojë e mrekullueshme. Mendoj se secili duhet ta përjetojë".
"Për mua një natë në këtë dhomë më dukej si natë në mes të reve. U ndjeva si një engjëll".
Një natë mes reve kushton 350-450 euro, ndërsa pronarët thonë se rezervime tashmë ka bërë edhe Princesha Viktoria me burrin e saj Danielin. Kompleksi pritet të fitojë vendin e parë në garën për atraksion turistik më të suksesshëm në Suedi. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form