Nerasht, filloi ndërtimi i ujësjellësit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Pas një pritjeje prej afro dy dekadash, më në fund sot filloi realizimi i ujësjellësit për mbi 5000 banorët e fshatit Nerasht të Komunës së Tearcë. Projekti në tërësi kushton mbi 400 000 euro, dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Edhe pse realizohet pikërisht në periudhë parazgjedhore, kreu i Komunës së Tearcës shprehet projekti nuk ka të bëjë me fushatën.
"Komuna bën sigurimin e mjeteve në vlerë prej 51 për qind, ndërsa 49 për qind do I sigurojë Ministria e Ekologjisë, pra falënderoj atë me në krye Abdylaqim Ademin. Falënderoj edhe kompaninë AK Invest e cila u pajtua që mjetet të paguhen me pritje për tri vite dhe realizim në tri segmente siç janë rrjeti primar dhe sekundar si dhe lartë-përçuesin sepse do bëhet përvjelja e ujit mbi fshat me pompa elektrike", deklaroi Isen Hasani, kryetar I Komunës së Tearcës.
Kreu i Bashkësisë Lokale të Nerashtit, tha se projekti është i vonuar, megjithatë, prapëseprapë, ai është jetik për banorët e gjithë rajonit.
"Ky projekt është vonuar për rrethana të ndryshme mirëpo i erdhi radha dhe s'kemi shumë për të thënë ne I përshëndesim realizuesit dhe urojmë që kjo punë të kryhet me sukses dhe në afatin e paraparë", tha Muhamet Fetishi, kryetar i bashkësisë lokale.
Banorët e fshatit Nerasht të Tearcës, për gati 20 vjet pinin ujë të papastër, si pasojë e përzierjes së tij me sistemin e kanalizimit. Ndërtimi i këtij ujësjellësi, për shumë vite, kishte qenë thjeshtë në gojët e premtimeve, dhe jo në vepër. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form