Veliu: 'Maqedonasit nuk duan që të jemi faktorë'

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk i përjashton trazirat e mundshme, nga situata që ka krijuar pr/ligji për Branitellat. Fazli Veliu, në një intervistë për Alsat, shprehu iritimin se maqedonasit, vazhdojnë të ndjekin politikat e vjetra, dhe nuk lejojnë që shqiptarët të jenë factor. Po ashtu, duke komentuar deklaratën e një dite më parë të Ministrit të Financave, Zoran Stavrevski se për 'branitellat' do të gjenden para nga rezervat e buxhetit shtetëror. Veliu tha se qëndrimi është i njëanshme, një-etnike dhe nacionalist. Paratë që përmend Stavrevski, nuk janë të tijat private, port ë gjithë qytetarëve të Maqedonisë tha Veliu.
"Kjo çështje të merret seriozisht dhe sa më shpejtë të kemi një rezultat pasi është e padurueshme gjendja. E dyta është se ka shumë luhatje dhe ndërhyrje të subjekteve tjera anësore po edhe të individëve që të bëjnë ndonjë kaos i cili nuk do të jetë i mirë për të gjithë vendin dhe për popullin tonë, prandaj ne qëndrojmë në këtë drejtim", deklaroi Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK-së.
Veliu tha se mos-zgjidhja e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së bashkë me 'branitellat' është vendim nacionalist i VMRO-DPMNE-së dhe me këtë ata anashkalojnë të pranojnë se edhe shqiptarët janë faktor në këtë shtet.
"Ka një nacionalizëm në këtë drejtim, nuk duan ta pranojnë faktorin UÇK dhe faktorin shqiptarë dhe shkohet njëanshëm drejt vetë faktorit maqedonas", tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK-së.
Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu rikujtoi VMRO-DPMNE-në se shkaktar të konfliktit të vitit 2001 ishte pikërisht politika diskriminuese e maqedonasve. Sipas tij, kudo në Ballkan e më gjerë, çështjet e pjesëmarrësve nëpër luftërat që shpërthyen në 20 vitet e fundit në këto treva, janë zgjidhur, kurse në Maqedoni ende jo. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS