Ministria e Kulturës do ta rishikoj punën e IMM-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ministria e Kulturës do ta analizojë Tarifën e re për emetim publik të muzikës me të cilën shumë institucione dhe ndërmarrje, në mesin e të cilave edhe televizionet duhet të paguajnë shuma të mëdha parash nëse emetojnë muzikë vendore. Një ekip i ekspertëve i Ministrisë së Kulturës tashmë kanë filluar ekspertizën e punës së Instituti Muzikor Maqedonas (IMM) për të vërtetuar nëse është ose jo e arsyeshme Tarifa e re për emetimin e fonogrameve, gjegjësisht lëshimi i muzikës.
"Ministria e Kulturës ka formuar komision që do të bëj ekspertizë në pajtim me kompetencat ligjore lidhur me tarifën. Kur të përfundojë ekspertiza në mënyrë transparente do ta informojmë opinionin. Nuk mund t'ju them saktësisht meqë një komision profesional është duke punuar rreth Tarifës dhe bën ekspertizë për procedurën", deklaroi Elizabeta Kançeska Mileska, ministre e Kulturës.
Ministria paralajmëroi se do ta shqyrtojë punën edhe të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe muzikore sa i përket shpenzimit të parave që i fiton. Nga kjo shoqatë do të kërkojnë llogari transparente se sa nga paratë e fituara janë derdhur në llogaritë e autorëve të veprave muzikore dhe të interpretuesve. Ndryshe, ekzistimin e parregullsive në dy organizatat e konfirmuan edhe një pjesë e artistëve që Alsat M i kontaktoi një ditë më parë. Ata konfirmuan se deri tani nuk kanë marrë as edhe një denar nga shoqatat që fitojnë nga puna e tyre. Artistët shqiptarë shprehen se nuk ka nevojë edhe për një organizatë që do të përfitojë nga muzika e tyre. Ndryshe, sipas Tarifës së re, të gjitha objektet fetare, morgjet, autobusët, bankat, këndet për fëmijë, televizionet, radiot, duhet t'i paguajnë Institutit Muzikor Maqedonas 30 për qind të mjeteve të përgjithshme të mbledhura në nivel vjetor. Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, nëse kjo organizatë joqeveritare arkëton rreth 10 milion euro në vit, asaj do t'i mbeten si fitim më shumë se 3 milionë euro. Sipas Ligjit, IMM nuk është obligues tatimor, andaj me automatizëm nuk guxon të bëjë fitim, por vetëm për t'i mbuluar shpenzimet e punës së bërë. Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form