TIRANE- Marrëzia me deformimet e simboleve kombëtare nuk ka të sosur këtë 100 vjetor të krijimit të shtetit shqiptar.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për flamuj kinezë që shiten në tregun e lirë, por me vetë institucionet shtetërore. Kështu kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pasi dekoroi bulevardin e kësaj bashkie me flamujt e Partisë Demokratike, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka ndërmarrë një tjetër nismë. I ka ndryshuar fushën shqiponjës, simbolit tonë kombëtar.
(ad.ti/shqiptarja.com)