Të premten në mbrëmje u çel me projektimin e filmit "Anija e Ëmbël" edicioni i 10 i Tirana International Film Festival, i cili do të jetë për një javë ngjarja më e rëndësishme kinematografike në kryeqytetin shqiptar.
Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani, i dha urimin këtij aktiviteti me një pritje të ngrohtë në Rezidencën e tij. Njerëz të artit, të kulturës e të mediave nga Shqipëria dhe jashtë patën mundësinë të shkëmbenin emocionet e para për këtë film dhe eveniment. I pranishëm balerini ynë Kledi Kadiu, regjisori i filmit Dario Vicari dhe shumë pjesëmarrës në garën e edicionit të 10-të të TIFF.