TIRANE - Parlamentarët e Komisionit të Ekonomisë u përfshinë në debate gjatë diskutimeve mbi të ardhurat në buxhetin e vitit 2012 dhe ato të vitit të ardhshëm. Zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj pranoi se grumbullimi i të ardhurave ka qenë më i ulët se parashikimet, për shkak të krizës në vendet fqinje, si dhe për shkak të borës e shiut që mbuloi Shqipërinë në 3 mujorin e parë. Zv/kryetarja socialistja Mimi Kodheli, e ka cilësuar justifikimin qesharak ndërsa kryetari Spaho i quajti socialistët të llastuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)