Mjekët grevistë: Të dorëhiqet Todorovi

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Dorëheqje'
Kjo ishte kundërpërgjigja e qindra mjekëve ndaj kërcënimeve të një dite më parë të ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorv se nga e hëna do të vendosen sanksione ndaj grevistëve duke i dënuar me mospagesën e plotë të pagave. Sipas tyre kjo parqet ofendim jo vetëm për mjekët por edhe për pacientët. Ata paralajmëruan se çdo ofendim dhe gënjeshtër do të zgjidhet përmes rrugës gjyqësore ndërsa për shkurtimin e pagës do të ngrihet padi pasi në asnjë ligj nuk parashihet një gjë e tillë. Grevistët theksuan disa herë se nuk janë të motivuar politikisht.

"Më kërcënimet për sanksione, ministri tregon ose mosnjohje të ligjit pasi nuk ka nene të tilla në ligje, ose paralajmëron se do të vendoset mbi ligjet dhe mbi organet përgjegjëse dhe do që ta ndajë vetë drejtësinë. Çdo akt të tillë do ta vlerësojmë si akt dhune dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate. Betimi i hipokratit të cilin ministri pëlqen ta përmend është kod moral ndaj të cilit jemi betuar dhe ashtu punojmë, dikush këtu edhe me përvojë më të gjatë se sa mosha e ministrit. Dëshiroj të përkujtoj se për çdo gënjeshtër dhe ofendim të thënë do të ketë zgjidhje gjyqësore , për çdo pagë të shkurtuar në mënyrë të pabazë ligjore, do të ketë padi. Që të mos vije deri te kjo, presim që ministri Todorov publikisht t'u kërkoj falje mjekëve dhe pacientëve", tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.

Në marshin e sotëm mjekët nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë shprehën revoltën e tyre. Ata thanë se nuk do të ofendohen nëse përjashtohen nga puna pasi ajo do të jetë si rezultat i kërkesës së të drejtave të tyre e jo për gabime në punë.

"Që të rregullohet situata në shëndetësi duhet të ketë vendim politik dhe vullnet nga kreu i qeverisë, ndërsa të gjithë e dini se kush është në krye të qeverisë. Unë kam përjetuar shumë presione dhe jam imun ndaj të gjithave, dhe mund të them lirshëm se po unë jam ky dhe urdhëroni ejani dhe më arrestoni ose më përjashtoni nga puna. Gjithnjë e më shumë do të ketë mjekë si unë që nuk do të frikohen nga asnjë qeveri pasi ne i nevojitemi shtetit, pacientëve, ne e njohim etikën, ne jemi human dhe ne 20 vite ruajmë qetësin sociale në këtë shtet", u shpreh Goce Çakarovksi nga Manastiri.

"Zotëri ministër ne e dimë shumë mirë pse nuk guxon të na shohësh në sy, se ti e din sa është paga jonë. Paga e një mjeku specialist është e barabartë me pagën e një administratori të zakonshëm në ministri. Ne marrim sa një rojtar në ELEM dhe sa I përket kërcënimeve tuaja se do të na largoni nga puna nuk na frikoni fare aspak pasi ne e dimë se çfarë mundohemi ne kërkojmë të drejtat tona", tha Asim Musa mjek nga Struga.

Ndaj deklaratës së ministrit Todorov sot reagoi edhe LSDM-ja duke i quajtur gënjeshtra pohimet e tij, se pas grevës qëndron opozita . Sipas partisë së Cërvenkovskit, çdoherë kur qeveria nuk mund t'i zgjidhë problemet, fajëson opozitën.

"Ministër Todorov, jo vetëm që do të mbaheni mend në histori si ministër i parë i cili përmes procedurës...

Share This Video


Download

  
Report form