VLORE - Një 34 vjeçare e cila priste të lindte fëmijën e saj të tretë është bërë viktimë e dhunës së bashkëshortit. Ngjarja është shënuar në orët e para të së dielës në Orikum të Vlorës. Policia thotë se Shpëtim Çeliku, 35 vjeç vrau me sqepar bashkëshorten e tij shtatzënë 6 muajshe Manushaqe, 33 vjeçe në sy të 2 vajzave të mitura, 3 dhe 7 vjeç.
(ad.ti/shqiptarja.com)