Kryesocialisti Edi Rama i është përgjigjur me disa referime lidhur me borxhin e shtetit, akuzës së Kryeministrit Berisha se "nuk ofron alternativa" por vetëm kundërshton.
Banka e Shqipërisë të detyrohet me ligj, të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kufirin e borxhit. Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, zhvilluar sot në ambientet e selisë rozë.
(ad.ti/shqiptarja.com)