Kisha Ortodokse Autoqefale deklaron se nuk do të njohin rezultatet e Censusit 2011 për përkatësinë fetare të shqiptarëve. Madje nuk kanë "asnjë dyshim që bëhet fjalë për një gabim statistikor fare të qartë ose më saktë për një gënjeshtër" kur rezultatet shpallin se të krishterëtortodoksë në Shqipëri janë 6.75% . Sipas tyre Censusi për këtë çështje të ndjeshme fetare u krye me metodën antishkencore, nën shtrembërimin flagrant të etikës profesionale dhe nga të dhënat kishtare që disponojnë numri i të krishterëve ortodoksë i tejkalon 24 % të popullsisë shqiptare.
(ad.ti/shqiptarja.com)