MAQEDONI - Diplomatë perëndimorë në Shkup paralajmërojnë se rritja e tensioneve dhe përplasjeve politike mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës së përgjithshme në Maqedoni. Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet e fundit dhe protestat e dhunshme. Burime të diplomatëve evroperëndimor në Shkup i thanë agjencisë së lajmeve INA se rritja e tensioneve dhe përplasjeve politike mund të çojnë drejt përkeqësimin e situatës dhe se ngjarjet e protestave të së hënës dhe dhunës në Parlament janë një pasqyrë e keqe për vendin.
(ad.ti/shqiptarja.com)