Gjendet makina në lumin Drin, vijojnë kërkimet për 2 kushërinjtë

Report TV 2015-08-21

Views 1

SHKODER - Dy kushërinj, djem xhaxhallarësh, 20 e 22 vjeç rezultojnë të humbur pasi automjeti në të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin Shkodër-Tiranë dhe ka rënë në ujërat e lumit Drin.Aksidenti i rëndë mendohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit. Polumbarët e forcave RENEA të Policisë së Shtetit, kanë mbërritur në Shkodër për gjetjen e trupave të dy të rinjve në ujërat e lumit Drin, pranë vendit të quajtur "Kthesa e Beltojës". Pas disa orë kërkimesh, efektivët e RENEA-s kanë arritur të gjejnë automjetin tip "Golf 4" me ngjyre blu me targë AA 587 BD, ku udhëtonin dy të rinjtë Alfons Shtjefen Kolndrekaj, 20 vjeç dhe Paskualino Kol Kolndrekaj, 22 vjeç.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS