TIRANE- Aleanca Kuqezi reagoi sot ndaj deklaratave të partisë ekstremiste greke "Agimi i Artë" të cilët e quajnë Kombin Shqiptar "komb kacak" që nuk ka "me se të mburret" dhe e konsideron "një komb të bërë nga Italia, nga sionistët Amerikanë dhe Perandoria Osmane".
Në një deklaratë për shtyp sekretari i marrëdhënieve me jashtë i Aleancës Kuq e Zi, Prof.Dr.Lisen Bashkurti tha se përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve Grekë.
(ad.ti/shqiptarja.com)