Krujë, familja Masha mes skamjes, ushqehen vetëm me bukë.flv

Report TV 2015-08-21

Views 2

Skamja është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë jetesën e familjes së Haxhi Maskës në fshatin Mazhe të Krujës. Familja prej gjashtë anëtarësh nuk ka asnjë burim të ardhurash, ndërsa nuk përfiton as përkrahje sociale nga komuna e Bubqit.

Kjo familje mbijeton vetëm me ndihmat që ofrojnë shoqatat e ndryshme humanitare për familjet në nevojë.Kryefamiljari i shtëpisë, Haxhiu është i sëmurë dhe trajtohet herë pas herë në spitalin e Krujës. Bashkëshortja e tij, Xhemile Masha, e cila prej prej kohësh mjekohet për problem psiqike përpiqet të rrëfejë përipecitë me të cilat përballet kjo familje e varfër.

"Nuk kam asgjë, asnjë lloj ndihme", thotë Xhemile Masha.

Ndërkohë që Altini, djali i tyre 13 vjeçar i cili mes shumë vështirësish ndjek klasën e gjashtë pohon se prej kohësh nuk ushqehet mjaftueshëm.

"Jetojmë në kushte shumë të ëvshtira. Nuk kemi asgjë të hamë. nuk na jem njeri asnjë ndihmë. ushqehemi me bukë thatë dhe kur na jep njeri ndonjë pako makarona", thotë Altini, 13 vjeçar.

Varfëria e ka detyruar këtë familje që një nga fëmijët e saj ta strehojë në fshatin e fëmijëve "Betania", ku strehohen fëmjët jetimë.

Share This Video


Download

  
Report form