LEZHË - Një 25-vjeçar u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në superstradën Lezhë-Tiranë pranë Kryqëzimit të "Shënkollit".
Vrasja është shënuar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal ku kishte muzikë live. Sipas policisë viktima është Martin Shtjefni. Mëngjesin e sotëm, pas veprimeve hetimore policia deklaroi se identifikoi autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Mariglen Përgjini, 26 vjeç nga Manatia e Lezhës. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit.
(ad.ti/shqiptarja.com)