Rregullorja e Kuvendit mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Këta të fundit arritën marrëveshje për kufizimin e fjalimeve në disa komisione, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e PDSH-së dhe RDK-së si parti të vetme opozitare që marrin pjesë në punën e kuvendit. Fazliu dhe Zeqiri gjatë fjalimeve të tyre Maqedoninë e krahasuan me Korenë e Veriut, Kilin, me Kongon, Nigerinë e Zambinë. Ata madje thanë se parlamenti ka humbur kuptimin e një institucioni ligjvënës dhe është shndërruar në makineri votimi.
"Kjo i ngjan komunizmit dhe Kores së Veriut. E dyta propozohet pa konsensus ndërmjet partive politike. A ka nevojë të ndryshohet të rregullohet kjo rregullore, ka nevojë sepse edhe kështu si është nuk respektohet. Ka nevojë të ndryshohet sepse duhet ët rregullohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe këtu në Parlamentin e RM-së. Duhet ët bëhet barabarësia e gjuhëve në parlament. Gjuha shqipe të ketë statusin e njëjtë të përdorimit si gjuha maqedonase... Këto ndryshime duhet të bëhen, k jo kjo rregullore të cilën askush nuk po e respekton e më së paku ju, s'na duhet kjo rregullore kështu", tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
"Asnjë ligji që e propozon qeveria unë nuk i besoj. Asnjë ministër nuk e lexon asnjë ligj dhe do referentë nëpër ministri i propozojnë ligjet. Nëse në parlament trupat e parlamentit nuk i analizojnë ligjet, ne do të kemi ligje në dëm të qytetarëve të RM-së. Marrëzia e juaj nuk ka të ndalur . Doni ta kontrolloni në mënyrë autokratike tërë shtetin, po i bëni dëm RM-së, u bëni dëm proceseve demokratike...Është mjerim për atë parlament që frikohet nga opozita. Ku janë argumentet dhe kundër-argumentet ...Nuk jeni të interesuar nuk diskutoni nuk lexoni ligje vetëm jeni makineri votuese e qeverisë. Tmerr, turp", tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Ermira Mehemti-Devaja, fjalimet e deputetëve paraprak i cilësoi si fushatë zgjedhore, dhe përshëndeti vendimin për mbylljen e Kuvendit gjatë fushatës zgjedhore dhe theksoi se me ndryshimet e propozuara nuk përfshihet ligji për branitellat.
"Më duket shumë e mirë ajo norma jonë e rregullores që të parlamenti të mbyllet me rastin e hapjes së fushatës, se imagjinoni se çka do bëhej këtu silur secili nga këto kandidatët për kryetarë komunash të merrnin fjalën dhe njëri të hidhte dokumente e tjetri të na thoshte se është turp për ne e tjetri do bënte ndonjë gjest tjetër... Më lejoni të them se BDI-ja nuk do të mbështet ndryshime të rregullores në pjesën që ka të bëj me ligjin për të ashtuquajtur branitella, dhe kjo nuk është pjesë e ndryshimit", deklaroi Ermira Mehmeti -- Devaja, BDI.
"Propozojmë ndryshime të rregullores në katër fusha kryesore të cilat janë themelore për funksioninim e shtetit, ajo është procedura për ndryshime në Kushtetutë, procedura për miratimin e buxhetit të RM-së , miratimi i ligjeve që kanë të bëjnë me harmonizimin e agjendës evropiane, dhe i gjithë sistemi i çështjeve ekonomike që përfshihen në Komisionin për financa dh...