Nëse në tre ditët e ardhshme nuk arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, opozita përfundimisht do të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe do ti kthejë 42 mandatet e deputetëve nga koalicioni opozitar. Këtë e ka bërë të ditur sot deputeti i PRSD-së Goran Misovski, i cili gjithashtu paralajmëroi partinë në pushtet se zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e opozitës së udhëhequr nga LSDM nuk mund të mbahen.
"Nikolla Gruevski ka vetëm edhe tre ditë që të mbushet me mend! Dalje e vetme nga kjo krizë politike janë vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pa marrëveshje për zgjedhjet të parakohshme parlamentare, opozita do ti bojkoton zgjedhjet lokale. Nikolla Gruevski të mos e gënjejë mendjen se mund të organizojë zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e kësaj opozite, të opozitës së vërtetë, jo të asaj të rrejshme, gomave të shfryra të cilat Gruevski dhe VMRO DPMNE i financojnë dhe i shfrytëzojnë në interes të tyren", deklaroi Goran Misovski nga Fronti për Maqedoninë.
Misovski gjithashtu ka njoftuar se të gjithë partitë opozitare në koalicion me LSDM-në tani më kanë depozituar dorëheqjet e tyre, dhe do t'i dorëzojnë në Kuvend nëse pushteti organizon zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e tyre. Sa i përket ndryshimeve të Rregullores të cilat janë më procedurë parlamentare, Misovski vlerëson se çdo ndryshim i Rregullores pa konsensus ndërpartiak është kundër Kushtetutës, madje edhe vepër penale.
"Ndryshimet e Rregullores pa prezencën e opozitës mund të them se janë kundër Kushtetutës, kundër Rregullores, madje edhe vepër penale. Por e shihni se gjithçka që i konvenon Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski nuk ka çfarë nuk mund të plotësojë. Ai sillet sikur kur pi kafe, dhe me gisht shtyp një dëshirë, çdo dëshirë që do ta mendon Ali Ahmeti, Gruevski thjesht do ta plotësojë. Kështu ishte edhe rasti me Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, ku Ali Ahmeti dhe BDI kanë dorëzuar 15.000 amendamente për Ligjin për branitellat", tha Goran Misovski nga Fronti për Maqedoninë.
Koalicioni opozitar protestoi sot para Drejtorisë për të Hyra Publike, duke e quajtur edhe këtë institucion vegël e regjimit të Gruevskit. Benjamin Arifi