Regjistrohet viktima e katërt nga gripi i 'derrit'

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Një 43 vjeçar është viktima e katërt e gripit në këtë sezon. Pacienti ka vdekur para tre ditëve në Klinikën infektive ku ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai edhe më parë kishte vuajtur nga sëmundje klinike.

"Bëhet fjalë për pacient që është pranuar në gjendje shumë të vështirë që gjithashtu edhe më parë ka vuajtur nga gjendje e rëndë neurologjike. Edhe përkundër masave të ndërmarra për mjekim intensiv, pas 24 orëve kishim përfundim fatal. Rezultatet e laboratorike konfirmojnë influencën A", deklaroi Dr. Valeria Kirova Urosheviq, Klinika e sëmundjeve infektive.

Nëntipin e gripit nga i cili ka vdekur pacienti, mjekët nuk e treguan. Në Klinikën infektive për momentin ka tre pacientë që janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Nga Klinika thonë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është shumë i madh, ndërsa komplikim më i shpeshtë që lajmërohet si pasojë e gripit është bronkopneumonia. Sipas të dhënave të fundit që i publikoi Instituti i shëndetit publik, numri i pacientëve të paraqitur me simptoma gripi për këtë sezon është 8 mijë, ndërsa tek 56 prej tyre është konfirmuar prezenca e gripit AH1N1 i njohur si gripi i derrit. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form