21 Janari, pas lirimit, ja Agim Llupo nëpër rrugët e Tiranës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ish-komandanti i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës, Agim Llupo i akuzuar për vrasjet e demonstruesve të 21 janarit 2011 shëtit i lirë rrugëve të Tiranës.

I përfolur si i larguar nga kryeqyteti direkt pas lirimit të tij nga gjykata e Tiranës, në 7 shkurt 2013, nga burgu 302, ish-gardisti ishte në orën 09.55 në rrugën që kalon nga komisariati numër 1 në Tiranë. I veshur me një pardesy meshini të zezë dhe i qeshur në fytyrë, ish-gardisti, nën shoqërinë e një burri tjetër, hipi në bordin e një makine tip "Vokswagen"3, me targë TR 6717 P për të marrë drejtimin e rrugës që të çon në lagjien "Ali Demi", ku ish-gardisti ka banesën.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form