Gazetarët komentojnë krizën politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë arritur kulmin e krizës politike. Megjithatë burimi i saj nuk është nga 24 dhjetori, por gjeneza e krizës daton shumë më herët, që nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së me në krye Nikolla Gruevskin. Në këtë drejtim ishin edhe rekomandimet e mëhershme të komisionerit për zgjerim Shtefan Fyle që Maqedonisë ti jepej datë për negociata sepse rrezikohet nga konflikti ndëretnik dhe vendi do të ngecë në rrugën euroatlantike. Ndërkohë që vendimi për bojkot i opozitës flet se në Maqedoni problemet nuk mund të zgjidhen në mënyrë demokratike, kështu vlerësuan gazetarët e ftuar në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejtë...' .

"Vetëm dua të përkujtoj, rekomandimi i Fyles për datën për negociata në dhjetor i përkufizuar në dy pika, çfarë ishte? Jepni datë se vendi do të rrëshqas drejtë krizës ndëretnike e para, dhe e dyta jepni datë se do ta humbë rrugën drejtë euro-integrimeve. Në rast se këto i analizojmë më mirë, shihet qartë se Fyle kërkonte datë për Maqedoninë sepse vendi është i kontaminuar me krizë, të cilën nuk mund ta shihnim qartë sepse VMRO-ja ka kolonizuar, hapësirën publike, paguan dhe blen gjithçka. Tani mendoj se gjërat do të ashpërsohen pak më shumë", tha Olivera Trajkovska, gazetare.

"Ne rast se është problem i LSDM-së, kjo është puna më e lehtë. Atëherë ajo nuk është problem sepse në asnjë mënyrë nuk ndikon, ne do të shëtisnim nëpër rrugë, do të argëtohemi e kështu me radhë. Ajo aspak nuk do të ndikonte në sistemin politik. Megjithatë a kemi sot parlament funksional, a kemi parlament i cili në mënyrë legjitime mund të vendos për shumë çështje, në rast se është kështu, atëherë 'qenët do të lehin karvani do të ecë' dhe gjithçka do të jetë në rregull. Por shihet qartë se nuk është kështu, dhe këtu është kriza", deklaroi Branko Gerovski, gazetar.

Gjatë debatit nuk u anashkalua as emërimi i Talat Xhaferrit në postin e ministrit të mbrojtjes. Kjo sipas gazetarit Aco Kabranov, është marrëveshje mes partnerëve ët koalicionit qeveritarë për rritjen e rejtingut të BDI-së.

"Më duhet të them se mua personalisht aspak nuk më pengon sepse nuk jam patriot. Ata janë patriotë. VMRO-istëve si patriot ju pengon dhe janë nervoz që një ish komandant i UÇK-së është emëruar ministër i mbrojtjes me propozim të liderit të tyre. Dhe bash mirë që bëjnë pauzë, meqë kam përshtypjen se Ahmeti ka filluar ta harxhoj Gruevskin. LSDM-ja e harxhoi PPD-në, VMRO-ja e harxhoi PDSH-në dhe tani kur të gjithë po mendojmë se Ali Ahmeti është marionetë në duart e Gruevsklit, doli se Ali Ahmeti po e harxhon Gruevskin", tha Aco kabranov, gazetar.

Këtë mendim ndante edhe Olivera Trajkovska sipas së cilës derisa LSDM-ja merret me tradhtarët brenda radhëve të saj Gruevski vendosi që të punoj për rejtingun e partnerit ët tij të koalicionit qeveritarë Ali Ahmetit. Sipas saj, emërimi i Talat Xhaferrti për ministër të mbrojtjes, rrit rejtingun e BDI-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form