KAVAJE - Situatë e tensionuar ka mbizotëruar në qytetin e Kavajës gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme. Prej orës 17:00 të datës 10 mars, Kryebashkiaku Elvis Rroshi u mbajt i izoluar në komisariatin e Kavajës pas një incidenti të ndodhur në stadiumin e këtij qyteti me trajnerin Nevil Dede, ku po luhej ndeshja për Superligën mes ekipit të Tiranës dhe Besës, ndërsa më tej u përcoll me dy makina të blinduara në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë (rreth orës 21:50, 10 mars).
(ad.ti/shqiptarja.com)